Joshua është gati për meçin e sotëm kundër Carlos Takam.

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua, do të zbresë sonte në ring për herë të parë që nga prilli i së shtunës mbrëma, kur nokautoi, Wladimir Klitschkon.

Britaniku do të tentojë sonte të mbrojë titujt në kategorinë super të rëndë IBF dhe WBA kundër Carlos Takam, pasi kundërshtari i tij i parë Kubrat Pulev është tërhequr nga gara për shkak të lëndimit.

Pak orë para fillimit të meçit, Joshua ka publikuar një fotografi të re në Facebook, duke treguar se mezi po e pret meçin e sotëm.

“I freskët dhe i gatshëm për sonte”, shkroi boksieri britanik