Joshua është favorit i padiskutueshëm kundër Takam për meçin e sotëm dhe premton një natë të zjarrtë për të gjithë adhuruesit e boksit.

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua, do të zbresë sonte në ring për herë të parë që nga prilli i së shtunës mbrëma, kur nokautoi Wladimir Klitschkon, shkruan Gazeta Express.

Britaniku do të tentojë sonte të mbrojë titujt IBF dhe WBA në kategorinë super të rëndë kundër Carlos Takam.

Meçi i madh do të nisë në orën 23:00 (sipas kohës sonë) në Cardiff “Principality Stadium” në Uells, para mbi 70 mijë shikuesve e milionave të tjerë para ekraneve.

Joshua është shumë aktiv në rrjetet sociale i cili përmes një postimi ka premtuar një natë magjike për gjithë adhuruesit e boksit.

“Respekt për të gjithë ata që do të jenë në stadium. Le të kënaqemi”, ka shkruar ai në Twitter.