Anëtarë të grupit xhihadist Shteti islamik (SHI) kanë planifikuar sulm të trefishtë me bombë në një qendër tregtare në Stamboll, shkruan sot gazeta “Hyriet dejli njuz”.

Policia turke në shtatë ditët e fundit realizoi një operacion të madh kundër ithtarëve të dyshuar të SHI-së, me ç’rast është zbuluar një plan i grupit xhihadist për sulm në një qendër tregtare në kuartin Bajrampasha të Stambollit, si dhe në parkingun e objektit.

Pas dy shpërthimeve duhej të ketë edhe sulm vetëvrasës me bombë ndaj personave të cilët kanë ardhur me ndihmën e të pësuarve në dy sulmet e para.

Organizatorët e sulmit janë arrestuar në një automobil në parkingun e qendrës tregtare