residenti çek Millosh Zeman sot liderit të të Partisë Centriste Populiste Aksioni i Qytetarëve të Pakënaqur (ANO), Andrej Babish ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë së re çeke.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas ndarjes së mandatit, Zeman paralajmëroi se nëse Babish kësaj radhe nuk arrin të formojë qeveri, do t’i japë edhe shans të dytë, duke ia ndarë mandatit edhe për herë të dytë.

Babish nga ana e tij, deklaroi se do të përpiqet të formojë Qeveri minorene, pasi që tetë partitë tjera parlamentare bënë të ditur se nuk dëshirojnë të bisedojnë me të për formim të koalicionit qeveritar.

Ai shprehu shpresë se megjithatë Çekia do të bëhet me Qeveri të re deri në fund të vitit.

ANO fitoi në zgjedhjet parlamentare në Çeki, të mbajtura më 20 dhe 21 tetor, duke fituar 78 vende deputetësh në Dhomën e deputetëve 200 anëtarëshe të Parlamentit çek.