Marcos Alonso e ka pranuar se Chelsea do ta ketë shumë të vështirë ndaj Romës në Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i majtë spanjoll i Chelseat, Marcos Alonso e njeh shumë mirë Romën, pasi kishte luajtur për disa sezone në Fiorentina.

Alonso e pranon se Roma është shumë e fortë dhe skuadra e tij do ta ketë shumë të vështirë ndaj tyre.

“Roma është skuadër shumë e fortë”, tha fillimisht Alonso gjatë konferencës për media.

“Mendoj se ata janë shumë të mirë. Nesër do të jetë shumë e vështirë dhe ne duhet të japim 100 për qind nëse duam të fitojmë”, u shpreh ai në fund.