Siç rrëfeu në emisionin ‘Xing me Ermalin’, Alida Duka është ndarë kohë më parë nga babai i djalit të saj dhe është e vetme.

Por ndonëse këngëtarja pranoi se ndihet fare mirë pa një mashkull përkrah, moderatori Ermal Mamaqi e ftoi atë të merrte pjesë në një lojë argëtuese ku ajo do të zgjidhte si të dashurin e saj një personazh të famshëm shqiptar.

Teksa Mamaqi ndërronte fotot e personazheve, Alida e nisi zgjedhjen e saj me reperin Ledri Vula, për të kaluar më pas tek Noizy, për të cilin u shpreh se e kishte dobësi duke qenë se edhe ai është nga Dibra.

Mirëpo një personazh në veçanti rezultoi të ishte i preferuari i Alidës. Bëhet fjalë për aktorin Blerim Destani, për të cilin ajo u shpreh se është shumë tërheqës dhe të cilin ajo e përzgjodhi si ‘të dashurin’ e saj.