Bashkimi Demokratik për Integrim, sot (e Enjte, 12.10.2017) në ora 19:00 në sallën e sportit të shkollës së mesme të mjekësisë do të realizojë takim me qytetarët e Tetovës. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti.