Teuta Arifi dhe Ali Ahmeti sot janë ndalur në Reçicë të vogël në shenjë falenderimi me banorët e këtij vendbanimi, nga ku kanë kërkuar dyfishimin e rezultatit zgjedhorë.

E para e Tetovës në rrjetin social fejsbuk shkruan:

I falenderoj nga zemra të gjithë aktivistët e Bashkimit Demokratik për Integrim të këshillit vendorë Reçicë e Vogël, të cilët pa kursyer asgjë punuan ditë dhe natë për të siguruar fitoren e madhe të BDI-së.

Reçica është zemra e Bashkimit Demokratik për Integrim, pikërisht aty ku qëndron kalaja e pamposhtur ne zemër të Reçicës.

Nuk kam dyshim që Reçica me maqinerinë e quajtur BDI do të dyfishojë rezultatin dhe do ti prijë fitores më të madhe historike ndonjëherë.

Falenderoj shefin e shtabit të nëndegës Remzi Abdullahin për punën e palodhshme që ka bërë.

Falenderoj zv.Kryeminstrin Hazbi Lika për gjithë angazhimin e tijë.

Falenderoj Kryetarin e degës Resi Abdurahmanin, shefin e shtabit komunal Bekim Maksutin, shefin e shtabit qendrorë Fatmir Besimin dhe të gjithë aktivin politik të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Dua në veçanti të falenderoj Kryetarin tim të nderum Ali Ahmetin, që pa kurrsyer dhe gjithëmon ka besuar tek un dhe më ka përkrahur pa rezervë. Kurrë nuk do të ju zhënjejmë Kryetarë.

NDRYSHIMI VAZHDON ME NE

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????