Ngjarje e madhe kombëtare e historike është kjo! Pjesëtarët e dy familjeve të mëdha Jasharaj dhe Lladrovci, drejtojnë me komunat e Drenicës.
Kryetar i Skenderajt, është djali i Heroit të Kombit Hamëz Jashari. Kryetar i Drenasit, është vëllai i Heroit të Kombit Fehmi Lladrovci. Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci, pa as më të voglin dyshim do të jenë kryetarët më të nderuar e më të respektuar, më të guximshëm e më të spikatur! Nën drejtimin e Tyre, Drenica ka për të lulëzuar shumë e ka për të përjetuar zhvillim të hovshëm! Të gjithë ata që e kanë hedhur votën e tyre për Bekimin e për Ramizin, do të jenë jo vetëm të kënaqur e të lumtur, por në të ardhmen, në mandatet tjera do të rrisin angazhimin e tyre e do të lobojnë që edhe vota tjera të shkojnë për këto dy personalitete që do të jenë shembuj e model udhëheqjeje në komunat e Kosovës! Gëzimi i Udhëheqësit të Popullit Shqiptar Ali Ahmeti, qe e shfaq publikisht për fitoren e këtyre dy burrave të nderuar të Drenicës, është edhe një dëshmi më shumë se sa shumë nderohen figura të këtilla politikanësh, e pjesëtarë të familjeve heroike, të atyre familjeve që nga gjiri i tyre kanë nxjerrë Komandantin Legjendar Adem Jasharin e Gjeneralin e famshëm Fehmi Lladrovci! Vetëm udhëheqësit e vërtetë të popullit shqiptar si Ali Ahmeti, ndjejnë gëzime të tilla!