Thonë se duhet të kesh dhembshuri për njerëzimin, dashuri për vendin tënd dhe mëshirë ndaj të fajtorëve për t’u bërë një udhëheqës i fortë dhe i respektuar.

Megjithatë, në çdo  kohë, ka nga ata politikanë apo gjeneralë që vendosin të bëjnë gjërat në mënyrën e vet.

Këta diktatorë nuk kujdesen për vlerën njerëzore, por arrijnë me cdo kusht motivet e tyre egoiste të dominimit, fuqisë dhe pavdekësisë.

Ky info-grafik tregon diktatorët në mbarë botën, të radhitur sipas numrit të vrasjeve që kanë urdhëruar.

Natyrisht, fituesi është diktatori famëkeq Mao Ce Dun, gjithashtu aleati kryesor i diktatorit shqiptar, Enver Hoxha.

Mao i cili ka vrare plot 78 milionë njerëz, ndiqet nga Stalini dhe pastaj nga Hitleri.

Miqësia shqiptaro-kineze

Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik Enver Hoxha nisi marrëdhënie të reja, po aq me vrull, sa me rusët, këtë herë me Kinën e madhe. Në skenën politike të PPSH hyri udhëheqësi kinez, Mao Ce Duni.

Bashkëpunimi me Kinën në fushën ekonomike u shoqërua nga afrimi i mëtejshëm ideologjik. Udhëheqja partiako-shtetërore shqiptare përvetësoi tërë grumbullin e stereotipeve, që Mao Ce Duni dhe pasuesit e tij shpallnin si të vetmet postulate të vërteta të teorisë dhe praktikës socialiste.

Parimi i mbështetjes në forcat e veta u përvetësua nga Tirana, që në zanafillën e afrimit shqiptaro-kinez, edhe pse në kushtet e Shqipërisë nuk mund të zbatohej praktikisht.  “SYRI.net” –Xhuljana Zani