Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Tetovën, Adnan Neziri në një tubim të mbajtur mbrëmë në Tetovë u zotua se do të ndalojë fenomenin e ikjes së të rinjëve nga Tetova, krijimin e kushteve më të mira në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, hapjen e pishinave, kinemasë, bibliotekës së Qytetit. Ai poashtu premtoi formimin e një qendre për aktivitete kulturore, me qëllim që rinia Tetovare sipas tij të ketë kushte të barabarta me të rinjtë e kryeqytetit.

E kemi më shumë se obligim, që rinia Tetovare, të këtë të gjitha kushtet e nevojshme siç i ka Shkupi. Në Tetovë sot mungon një pishinë, një kinema, një park për të rinj, një bibliotekë por edhe një qendër ahengjesh, për koncerte dhe aktivitete kulturore. E gjithë kjo mungesë e socializimit të rinjve ka ndikuar që sot shumë të rinj të bëhen pjesë e fenomene degjeneruese siç është droga dhe alkooli. Andaj ne duhet ti ofrojmë rinisë një shpresë dhe një të ardhme. Rinise tetovarë duhet tja kthejmë krenarinë, sharmin dhe shpresën. Të rinjtë Tetovarë e meritojnë të mburren më qytetin e tyre me dy Universitete dhe qendër kryesore politike e ndryshimeve të mëdha- tha Adnan Neziri, kandidat i ASH-së për Tetovën.