Julian Deda është një ndër aktorët më të dashur për publikun. Pjesën më të madhe të karrierës së tij e zënë spektaklet televizive ku prej thuajse 2 dekadash ka rrëmbyer zemrat e publikut.

“Se di si nuk ka vdekur akoma Julian Deda, se i jep makinës me celular në dorë”, tha me humor Visjan Ukcenaj teksa këshilloi pjesëtarët e stafit të mos hanë gatimet e tij nëse nuk duan të vdesin. Ndërkohë aktori Albano Bogdo e ka bërë kolegun Deda të qeshë me të madhe teksa me humor tha se është pothuajse gei.

“Për ata që nuk e njohin duket shumë harbut, i rrëmbyer dhe i pasjellshëm, ngaqë është i drejtpërdrejtë dhe thotë atë që mendon dhe kjo njerëzve nuk i lë shije të mirë. Por, unë e njoh shumë mirë ai është shumë i brishtë, shumë i ndjeshëm, pothuajse gei”, tha Bogdo. /klan/