Për ish-sulmuesin e Juventusit, Fiorentinës dhe Palermos, Fabrizio Micoli duket se kanë ardhur ditë të vështira.

Micoli akuzohet nga autoritetet italiane për lidhje me grupin mafioz Cosa Nostra. Ish-sulmuesi që ka kërkuar të shlyejë një borxh prej 20 mijë eurosh për një mik të tij për organizatën famëkeqe ka kryer zhvatje me dhunë.

Ndaj ish-lojtarit që ka luajtur 557 ndeshje në karrierë mendohet se do merret një masë ndëshkimore prej 3 vitesh burgim.