Colton Haynes ka folur rreth betejës së tij me depresionin dhe ankthin.

Aktori 29-vjeçar shfrytëzoi Instagramin për të ndarë një post të sinqertë rreth betejës së tij të gjatë me ankth dhe depresion, në nder të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

“Kjo është një fotografi që ia kam bërë vetes rreth një muaji më parë kur arrita në një pikë kur nuk kisha idenë se çfarë po bëja. Isha në shtrat duke qarë, i paralizuar për rreth 3 javë pa shpjegime”, shkroi Colton.

“Kam folur edhe më parë për këtë. Unë kam luftuar me ankthin dhe depresionin që kur kam qenë në klasën e pestë dhe nuk është diçka që nuk duhet trajtuar. Unë e di se shumë njerëz nuk e kuptojnë sëmundjen mendore dhe e kalojnë atë si të jetë diçka dramatike, por është një sëmundje që askush nuk do të luftojë me të, nuk është e lehtë”.

“Pra le të ndalemi të gjithë për një sekondë për t’u afruar me ata që kanë nevojë për ndihmë dhe atyre që kanë nevojë për dikë që të flasë ose për ndonjë inkurajim. Një dashuri e vogël është mjaft e madhe. Zemra ime është me ata që luftojnë me këtë sëmundje… nuk jeni vetëm”, përfundoi aktori postin e tij.