Jennifer Lawrence ishte në skenën e “Elle Women in Hollyëood Awards” mbrëmë, dhe zbuloi diçka të padëgjuar më parë.

“Kur isha shumë më e re, disa producentë të një filmi më thanë të humb shtatë kilogramë për dy javë”, tha aktorja 27-vjeçare gjatë fjalimit të saj.

“Gjatë asaj kohe, një producente femër më shtyu të bëja një fotosesion lakuriq me rreth pesë gra të tjera, që ishin shumë, shumë më të holla se unë”.

“Pas asaj periudhe degraduese dhe poshtëruese, ajo grua më tha që duhet të përdorja fotografitë e mija e zhveshur si frymëzim për dietën time”, vazhdoi ajo.

Më pas, Jennifer tha se një regjisor mashkull nuk u pajtua me humbjen e peshës. “Ai tha se nuk e dinte pse të gjithë po mendonin se unë isha në peshë, ai mendonte se unë isha shumë mirë”.

“Çdo qenie njerëzore duhet të ketë fuqinë për t’u trajtuar me respekt, sepse jemi njerëz”.