Këngëtari i njohur i ka shpëtuar një aksidenti automobilistik.

Këngëtari i njohur Ergys Shahu ka pësuar një aksident ditën e sotme, por që fatmirësisht ka përfunduar pa të lënduar.

Ka qenë vetë këngëtari që me një status në Instastory ka publikuar lajmin e aksidentit duke u shprehur se falenderon Zotin që i ka dhënë një mundësi të dytë për të jetuar. Aksidenti u shoqërua vetëm me disa demë materiale në automjetin që udhëtonte.