Pamjet shqetësuese tregojnë dy burra të cilët pak para aksidentit fatal ata janë duke bërë video për Snapchat.

Burrat u shpërqendruan nga telefoni celular ndërsa po udhëtonin në autostradën kryesore midis al-Rayn dhe al-Bishah në Arabinë Saudite, transmeton Indeksonline. Në ato momente, një makinë i goditi ata duke e lënë kështu të vdekur njërin prej këtyre personave.

Aksidentet me fatalitet janë bërë të shpeshta kohëve të fundit për shkak të përdorimit të telefonit. Keni kujdes, mos e përdorni atë gjatë vozitjes.