Në rrugën rajonale Tetovë-Pirok në Palçisht të Poshtëm dje rreth ores 7.30 minuta ka ndodhur një aksident me makinë ku janë të përfshirë dy automjete me targa të Tetovës: “Ford Transit”, drejtuar nga E.A 21-vjeç nga Piroku dhe “Renault 5”, i drejtuar nga F.R. 60 vjeç nga Kamjani.

Në këtë aksident, shoferi i automjetit “Renault” ka fituar lëndime dhe me një tjetër automjet është transportuar në Spitalin klinik të Tetovës dhe pas trajtimit mjekësor, u lirua nga spitali.

Pas inspektimit dhe sipas gjetjeve paraprake, shkaku i aksidentit është parakalimi i papërshtatshëm, ndërsa dëmi material vlerësohet në 60 mijë denarë./TetovaSot/