Një aksident sapo ka ndodhur në rrugën tek Qendra tregtare “Mavrovka” në Shkup.

Aksidentit i ka paraprirë përplasja e tre veturave një pas një, ku i lënduar është gjetur një person.

Sipas informacioneve, personi i lënduar nga ekipi i Ndihmës së shpejtë është dërguar pa vetëdije në spital, raporton Medial.mk.