Mbrëmë rreth  orës 21 në kryqëzimin e rrugëve “Bllagoja Toska” dhe “Lubo Bozinovski-Pish” në Tetovë, ka ndodhur aksident ku janë përfshirë një automjet rrugor “Folsfagen Polo” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 18 -vjeçari A.Xh në Tetovë. dhe këmbësori K.P (29) nga Berova.

Në aksident, këmbësori K.P ka fituar lëndime, i njëjti me automjet është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore, me kërkesë të tij, është transferuar në klinikat e Shkupit.

Sipas gjetjeve fillestare të inspektimit, shkaku i aksidentit është mos dhënia e përparesisë së këmbësorit./TetovaSot/