Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, gjë që ka shkaktuar kolona të gjata në këtë pjesë të magjistrales Prishtinë-Pejë, njofton një lexues i Gazetës Express.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, si dhe nuk dihen shkaqet që çuan deri te ky aksident.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes.

Pamjet më poshtë janë nga aksidenti që ndodhi para pak minutave në Sllatinë: