Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar vozitësi i veturës ‘Golf’ i cili edhe është nisur për në spital.

Gjithashtu siç mëson Indeksonline, aksidenti ka ndodhur më mes veturës dhe një ‘traktori’ i cili po vozitej pa drita. Dëmet materiale po ashtu janë mjaft të mëdha nga aksidenti në fjalë.