Dje rreth orës 12 në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të pikës pagesore në Gostivar ka ndodhur aksident trafilku ku janë të përfshirë dy automjete të pasagjerëve me targa të Gostivarit “Fiat Punto” i drejtuar nga 18-vjeçari A.Z nga Dobërdolli dhe “Golf”, i drejtuar nga 44-vjeçari A.F nga Gostivari, transmeton TetovaSot.

Dy shoferët dhe dy bashkudhëtarët nga “Golfi” me një automjet mjekësor janë transferuar në spitalin e Gostivarit, atyre iu është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas janë liruar për trajtim në shtëpi.

Sipas të dhënave të para nga inspektimi, shkaku i aksidentit është nga shpejtësia e papranueshme, ndërsa dëmi total llogaritet në 100 mijë denarë./TetovaSot/