Një punëtor shqiptar ka humbur jetën teksa në qytezën greke të Agios Nikolaos (Kretë), teksa po punonte për të transportuar një pllakë të madhe metalike e cila aksidentalisht ka rënë mbi të, duke e plagosur rëndë.

Shqiptari humbi jetën në spitalin e Kretës, pasi nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve dhe traumës së shkaktuar nga objekti i rëndë. Mediat helene raportojnë se shqiptari i cili humbi jetën ishte 40 vjecc, pa bërë të ditur emrin e tij.

Nga incidenti i ndodhur mëngjesin e së hënës u plagosën dhe dy punëtorë të tjerë, por fatmirësisht nuk pësuan lëndime serioze.

Të tre punonin në një kompani private që ishte përfshirë në pastrimin e Agios Nikolaos.