Në Tetovë sot u mbajt një akademi përkujtimore në nder të 8-vjetorit të rënies së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Isa Lika, Komandant Iliri.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti,  ish- komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, tha se Isa Lika asnjëherë nuk mendonte se çfarë do të përfitonte nga kjo luftë.

“Ai donte që të mos dalë i turpëruar nga kjo luftë”, tha Ahmeti.

Ndërsa, Fazli Veliu në emër të Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së tha se Isa Lika kontriboi dhe donte vetëm lirinë dhe kurrë nuk e kishte mendjen për të përfituar diçka, por vetëm luftoi për atdhe e flamur.

Në varrin e Isa Likës njerëz të shumtë kanë vënë lule dhe kurora, në nderim të veprës që ai la sa ishte gjallë.