Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me kreun e komunës së Çairit, Visar Ganiu, do të zhvillojnë sot një takimin me pensionistë të Çairit, në restorantin Festina.

Takimi me këta banorë të zonës është pjesë e takimeve që po organizohen për të prezantuar projektet për zhvillimin e Çairit, me theks tek kategoria e pensionistëve dhe përmirësimin e jetës dhe shërbimeve që do të ofrojë komuna për to në të ardhmen. Po ashtu edhe për t’iu përgjigjur interesimit të tyre, kërkesave dhe sugjerimeve.

Lideri Ahmeti është sot përkrah kandidatit Ganiu për të mbështetur jo vetëm kandidaturën e tij, por edhe të siguruar në përkushtimin serioz për realizimin e projekteve gjatë katër viteve të ardhshme.