Shpend Ahmeti, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjen për kryetarë  të Prishtinës, sapo ka kryer obligimin e tij qytetarë.

Ai bashkë me bashkëshorten e tij, kanë votuar në shkollën “Faik Konica”.

“I ftoj qytetarët të ushtrojnë votën e tyre. Vetëm 5 minuta të duhen për të vendosë për 4 vitete e ardhshme. Të gjithë jemi të barabartë sot për të ushtruar të drejtën tonë të votës”, tha Ahmeti.