I ftoj të gjithe qytetarët, në veçanti ata që përfaqësojmë ne – shqiptarët, që ditën e dielë, të gjithë të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre. Verdikti juaj është shumë i rëndësishëm. Uroj që në kutitë e votimit qytetarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë, pa i trembur, sepse vetëm kështu shoqërinë mund ta shpiejmë drejt demojracive të mirëfillta, ka thënë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë me gazetarin Seladin Xhezairi.

 

“Për të arrit progresin e vendit drejt strukturave euroatlantike, na duhen lider tamam dhe jo të atillë që gjithë ditën shohin sondazhe duke analizuar se ku qëndrojnë partitë ose lëvizjet e tyre. Na duhen liderë që shohin dhe punojnë në zgjidhjen e problemeve dhe jo ta vëmë prioritet interesin partiak, por ta shohim interesin e përgjithshem. Interesat strategjike të vendit ndonjëherë edhe të humbin elektoratin, por kjo saktificë sigurisht se do të shpërblehet më vonë”, ka përfunduar Ahmeti.