Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, njëherësh kryetar aktual Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk ka kthim në vitin 2013.

Ai rezultatin zgjedhor e cilësuar si rritje të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal si dhe rritje të votës për kryetar, duke thënë se nuk do të ndalet në vazhdimin e reformave.

“Rruga përpara në Prishtinë është e qartë. Reformat vazhdojnë, nuk ka kthim në vitin 2013. Rritja në Kuvendin Komunal si subjekti politik i parë në kryeqytet (dyfishim) dhe rritja e votës për kryetar na e forcojnë këtë rrugë.Falemnderit të gjithëve për mbështetjen, mesazhet e urimet mbrëmë.” ka shkruar Ahmeti në facebook.