“Mendoj se është në të mirë të Çegranit dhe Gostivarit në përgjithësi që të mbështetet projekti i Nevzat Bejtës dhe u them me sinqeritetin më të madh që Bashkimi Demokratik për Integrim, i tërë ekzekutivi, grupi parlamentar dhe unë personalisht, Ali Ahmeti i qëndrojmë pas këtij projekti të Nevzat Bejtës”, tha Ahmeti para banorëve të fshatit Çegran, duke nënvizuar me këtë rast që kundërshtarët politik nuk duhet të shërbehen me shpifje dhe lajme të rrejshme.

“Rrofshin e qofshin të gjithë ata që merren me politikë por jo me shpifje dhe me lajme të rrejshme. Sepse, unë nuk dua të qëndroj dhe as që kam qëndruar deri tash në politikë duke bërë lajme të rrejshme dhe duke përçarë shqiptarët. Le të ngritët zëri aty ku s’kemi bë punë të mira, le të thuhet se çka s’kemi bë, por me shpifje dhe lajme të rrejshme nuk dakordohemi”, potencoi Ahmeti, i cili para banorëve të Çegranit përkujtoi veprën e Imer Imerit si nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit.

Kryetari i Komunës së Gostivarit njëherit kandidat, z. Nevzat Bejta para banorëve të Çegranit potencoi që programi i ri 2017 – 2021 është vazhdimësi e planeve për rindërtimin e qytetit të Gostivarit dhe fshatrave përreth, përfshi edhe Çegranin që do të vazhdon të mbetet lokalitet me prioritet për investimet e ardhshme të Komunës së Gostivarit.

“Këtu në prani të kryetarit dhe juve, ju garantoi që qeveria e re për një vit do ta zgjedh problemin me deponinë regjionale dhe do të shmangim deponitë e egra që i kemi edhe në Çegranin e juaj. Si projekt kryesor që e përfshinë edhe Çegranit, është projekti “Ujë për Gostivarin” për të cilin kemi siguruar 9.2 milion franga nga qeveria zvicerane. Me këtë projekt, edhe Çegrani do të furnizohet me ujë për pije nga burimi i lumit Vardar. Me planet për Gostivarin e nesërm kemi paraparë edhe zona të lira ekonomike. Një nga ato do të jetë edhe në Çegran. Dihet që kompania “PRG Angli”, pasi hapi fabrikë në Balindoll ka vendosur që të hap fabrikë edhe në Çegran dhe që do të kushtojë 15 milion dollarë”, tha Bejta, duke shtuar që Çegrani ka tashmë aktin e përgjithshëm urbanistik dhe të gjitha objektet tani mund të ndërtohen me leje për ndërtim.

Bejta paralajmëroi ndërtimin e sallës sportive në Çegran, kënde lojërash, terrene sportive,  rregullimi i oborreve të dy objekteve shkollore, vënia në funksion e çerdhes parashkollore, kanalizimi për vaditjen e tokave pjellore përfshi ndërtimin e pendës, si dhe përfundimin e rrugëve dhe rrugicave brenda fshatit.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????