Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës Shpend Ahmeti, pas publikimit të rezultateve preliminare dhe shkuarjes së Vetëvendosjes në balotazh me LDK-në, në një konferencë për media deklaroi se ky është një rezultat i jashtëzakonshëm për Vetëvendosjen në Prishtinë.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm në Prishtinë edhe në garën për kryetar dhe në garën për Kuvend Komunal.