Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim shprehi keqardhje për rreshtimin e Selës në anë me VMRO-në.

Unë jam i dëshpëruar që ata kanë hyrë në anën të gabueshme, por ne e kemi obligim që tua shpjegojmë njerëzve që me 29 tetor të jenë në anën e duhur ku shihen perspektivat ku ndërtohet vizon” tha Ahmeti

Sipas Ahmetit të ulësh dhe të bësh marrëveshje vetëm e vetëm të shpëtosh lëkurën tënde nuk është e ndershme, duke thënë se  Sela e ka falur VMRO-në edhe pse Sela gjithnjë ka thënë se VMRO-ja e ka rrahur  vetëm për të varrosur BDI-në.

Të falësh brenda natës, deri sa thua më kanë rreh, më kanë masakruar, dhe të ulesh të bësh partneritet për çka për të varrosur BDI-në, por jo nuk varroset BDI-ja” tha mes tjerash Ahmeti në Tetovë

Ahmeti nga Tetova bëri apel që me 29 tetor të votohet Teuta Arifi pasi fitorja është në duart e sigurta.