Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti të enjten qëndroi në Gostivar në përkrahje të kandidaturës së Kryetarit të Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta. Ishte lagja e re dhe shkolla fillore “Ismail Qemali”, që grumbulluan qindra qytetarë të Gostivarit.

Ahmeti me këtë rast ironizoi me oponentët politik që garojnë në Gostivar, duke ua përvetësuar moton e zgjedhjeve, sepse, siç tha ai, Gostivarin të parinë e ka bërë prej kohësh Kryetari aktual dhe Kryetari i ardhëm të Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta.

“Zakonisht, kur vijë në takime më interesojnë oponentët se kush janë ata dhe çka i premtojnë miletit. Më bëri përshtypje “Gostivar i pari”. Të dalësh sot me këto moto do të thotë që je humbës. Nuk e shpalla unë Gostivarin të parin. Besoni, organizatat ndërkombëtare që kanë bërë studime dhe analiza për punën e Komunës së Gostivarit, për punët në të gjitha Komunat e Republikës së Maqedonisë, Gostivarin e kanë shpallur të parin. Dhe pikërisht Nevzat Bejtës iu besua edhe një mandat, sepse, jam shumë i sigurt që me Nevzatin ndërtojmë Gostivarin e nesërm, Gostivarin e ardhmërisë dhe me Gostivarin e nesërm që e ndërton veç Nevzat Bejta”, deklaroi Ahmeti.

Kryetari i Komunës së Gostivarit njëherit kandidat, z. Nevzat Bejta rikthehu vëmendjen e qytetarëve të Gostivarit në vitin 2005, kur qyteti nuk i ngjasonte një vendbanimi urban.

“Ju e dini si ka qenë Gostivari përpara se BDI të vijë në pushtetin vendor. Nuk kishte as ndriçim publik, ishte i mbushur me plehra, me pluhur dhe me baltë. Në mandatin e shkuar e ndërtuam Gostivar e sotëm, realizuam mbi 600 projekte në të mirën e qytetit të Gostivarit. Investuam mbi dyzet milion euro. Rregulluam shumë shkolla dhe sot kemi institucione arsimore të avancuara, qoftë çerdhet, shkollat fillore apo shkollat e mesme. Të hënën nisim me punë ta rregullojmë çatinë e shkollës fillore “Goce Dellçev”, që edhe ajo të bëhet si të gjitha shkollat e tjera”, tha Bejta.

Për katër vite, shtoi ai, ishim me qytetarët dhe bashkë ndërtuam programin e ri 2017 – 2021, dhe ashtu siç e realizuam programin fitues të vitit 2013, do ta realizojmë edhe programin e ri ku kemi paraparë shumë projekte për Gostivarin e nesërm.

Me mbështetjen e qeverisë dhe liderit tonë, z. Ali Ahmeti përfundimisht do t’i japim zgjidhje problemit me deponinë regjionale.

“Kemi projektin për sheshin e ri të qytetit, ndërtimin e urës së katërt mbi lumin Vardar, ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit dhe shumë projekte të tjera që bashkërisht do t’i realizojmë në mandatin e ri katërvjeçar. Më 15 tetor korrëm fitoren e parë, kurse me votën e juaj më 29 tetor së bashku me partitë e koalicionit do të kremtojmë në mbrëmje. Do të duroni edhe dy ditë dhe do ta shihni se ku e kanë vendin ata që nuk kanë bërë asgjë për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit, por u morën vetëm me mashtrime, shpifje dhe të pavërteta. Fitorja jonë është e sigurt dhe bashkë do ta kremtojmë”, potencoi Bejta.

Ish deputeti dhe ish ministri Nexhati Jakupi, në fjalimin e tij, po ashtu, atakoi oponentët politik, duke vënë në dukje që Gostivarin të parin e ka bërë Nevzat Bejta dhe Gostivari i pari bëhet me punë dhe me vepra.

“Shumë përflitet këto ditë slogani “Gostivari i pari”. Unë dua të ua rikujtoj vitin 2005 dhe vitet para vitit 2005 në Gostivar. Nga fillimi i decentralizimit dhe prej se BDI-ja qeverisë me Komunën e Gostivarit prej atëherë llogaritej “Gostivari i pari”. Gostivarin të parin e ka bërë Nevzat Bejta. Gostivari i pari bëhet me punë dhe me vepra”, potencoi Jakupi.

Takimi me banorët e Lagjes së Re kaloi në atmosferë impozante, ndërsa pas takimit qindra qytetarë preferuan të fotografohen me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti dhe Kryetarin e Gostivarit, z. Nevzat Bejta.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????