Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Visar Ganiu, ka rezervuar një mbyllje spektakolare të fushatës së tij zgjedhore. Informohet se dy njerëzit më me influencë në politikë, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryeministri Zoran Zaev do të jenë përkrah kandidatit Ganiu, në mbështetjen e fundit që i japin ditën e premte.

Jo rastësisht Ahmeti dhe Zaev angazhohen për kandidatin Ganiu, si edhe për Kontratën e tij për zhvillimin e Çairit. Kryeministri Zaev ka deklaruar se Ganiu do të ketë mbështetje maksimale në realizmin e të gjitha projekteve që përfshihen në programin e tij për përmirësimin e jetës së banorëve të Çairit.