Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai PDSH-së Menduh Thaçi sapo kanë përfunduar takimin, mëson TetovaSot. Temë e bisedimeve ka qenë zgjedhjet lokale dhe bashkëpunimi në rrethin e dytë ku PDSH pritet të mbështes atë në çdo komunë ku garon BDI-ja.

Gjithashtu siç mëson portali TetovaSot Ahmeti dhe Thaçi kanë biseduar edhe për hyrjen e PDSH-së në qeveri ku pritet kryeministri Zaev të largojë ASh-në e Selës dhe të merr PDSH-në e Thaçit.

Gjithçka pritet të mësohet nesër ku edhe do të bëhet publike takimi dhe marrëveshja mes Ahmetit dhe Thaçit./TEtovaSot/