Aguero i është bashkuar Brookut si golashënuesi më i mirë në histori të Manchester City.

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, ka shënuar për Manchester Cityn kundër Burnley ku ekipi i Guardiolas po fiton 1:0.

Ky ishte goli i 177 i Agueros me fanellën e Man City (në 262 ndeshje), duke barazuar Eric Brookun në listën e golashënuesve më të mirë në histori të klubit.

Aguero tani ka nevojë vetëm edhe për një gol që ky epitet t’i takojë vetëm atij dhe të lë prapa Eric Brookun.