Pas zgjedhjes së  Arben Taravarit si kryetar të komunës sëe Gostivarit është liruar posti i ministrit të Shëndetësisë. Në partinë e Selës vazhdojnë të qarkullojnë shumë emra për ministër të Shëndetësisë, ku vetëm se kanë nisur të ketë lobime të ndryshme tek lideri i kësaj partie.  Siç mëson portali TetovaSot nga burime të sigurta brenda ASH-së, si emër më i besuar i Selës është Agron Palloshi, një mjek specialist me përvoje pune ku momentalisht është drejtor në spitalin privat “Medica Instanbull” në Tetovë.

Palloshi njihet edhe i afërt me ish ministrin Taravari që siç përflitet i vetmi mund të ec në rrugën e tij dhe Ministria e Shëndetësisë të jetë një nga ministritë që do të vazhdojë me reforma të thella.

Nga ASH thonë se këtë radhë ministria do ti takojë degës së Tetovës pasi Tetova ka rritur edhe votat e ASh-së dhe ka ka marrë më pak nga kulaçi qeveritarë.

Ndryshe që nga dalja e Taravarit, është përmendur  edhe Bekim Tateshi  dhe Fatmir Mexhiti për ministërt të Shëndetisës./TetovaSot/