Agolli është ndëshkuar me karton të kuq në fitoren e Qarabag prej 1:0 kundër Gabalas.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, është ndëshkuar me karton të kuq pa shtatë vitesh në Azerbajxhan me fanellën e Qarabag, shkruan Gazeta Express.

Shqiptari u ndëshkua në fund të pjesës së parë, në minutën e 43-të, kur rezultati ishte 0:0.

Por, për të mos u shndërruar në fytyre tragjike, Agollin e ndihmoi Afran Izmailov që shënoi golin e tri pikëve për skuadrën e shqiptarit në minutën e fundit të ndeshjes.