Çifti më i përfolur në mediet rozë, këngëtari i njohur Blero dhe e dashura e tij modelja dhe blogerja e njohur Afrona Dika këto ditë janë duke shijuar pushimet.

Dyshja e njohur kanë zgjedhur që pushimet t’i kalojnë në Singapore, transmeton Gazeta Express.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë ata përmes imazheve që kanë publikuar në rrjetet sociale.

Afrona që kur është bërë e njohur për publikun dhe mediet rozë, ajo gjithmonë është veçuar për bukurinë e saj e linjat seksi.

E këtë po e dëshmon ajo edhe nga pushimet nga ku publikon imazhe tejet të nxehta.

Së fundmi në llogarinë e saj në Instagram Afrona ka postuar një fotografi përvëluese në bikini ku vë në pah të pasmet e saj.