Afër 600 mijë fëmijë që vuajnë nga uria në Republikën Demokratike të Kongos mund të humbin jetën brenda gjashtë muajve, njoftoi Programi Botëror i Ushqimit (WFP), transmeton Anadolu Agency (AA).

David Beasley, Drejtori Ekzekutiv i WFP-së, organizatë e Kombeve të Bashkuara (OKB), në një konferencë për media në kryeqytetin e R.D. të Kongos, Kinshasa, theksoi se gjendja në rajonin Kasai në pjesën qendrore të vendit është “e tmerrshme dhe e pashpresë”.