Është një prej modeleve më të kërkuara në botën e modës edhe pse aktualisht është në moshën 36-vjeçare  dhe një ndër “sekretet” e Adriana Limës, që gëzon ende një trup perfekt, është frekuentimi i palestrës.

Adriana Lima publikoi së fundi disa foto nga palestra në Nju Jork të martën, duke treguar format e saj.

Me krenari, modelja braziliane tregon bicepsin e saj. Ndërsa pak kohë më parë, Adriana tha se do të sfilojë deri në moshën 40 vjeçare. Me këtë përkushtim duket se do ta mbajë fjalën!