Adriana Lima dhe Metin Hara po vazhdojnë ta mbajnë të fortë lidhjen e tyre.

Modelja 36-vjeçare e “Victoria’s Secret” dhe i dashuri i tij turk u vunë re teksa po dilnin nga një palestër, së bashku të premten pasdite në Miami Beach, Florida.

Adriana ishte e veshur shumë sportive me të zeza, ndërkaq Metin u vërejt duke i dhënë puthje modeles.

Çifti doli publikisht në muajin korrik, kur së bashku u panë në një darkë në Turqi.