Qytetarët shqiptarë edhe kësaj radhë, për të njëmbëdhjetën herë me radhë u radhit dhe përcaktoi Bashkimin Demokratik për Integrim si fitues absolut tek shqiptarë. Faktori kryesor politik në Maqedoni mbetet BDI, ashtu sikurse partia më e madhe tek shqiptarët.

Kështu ka thënë në emisionin “200” në Alsat-M zëdhënësi i Shtabit qendror të BDI-së, Arbër Ademi, sipas të cilit, për rritjen e mbështetjes ndaj BDI-së më qartë tregon numri i madh i votave për këshilltarë.

“Numrat janë të qartë dhe mbështetja për liderin Ali Ahmeti dhe BDI-në shkon në 100 mijë. Askush nuk mund ta kontestojë se BDI është fituese në të gjitha komunat shqiptare, përveçse në Strugë. Të gjitha parametrat tregojnë se BDI ka rritje votash dhe ky tren vazhdon edhe më tej”, është shprehur Ademi.