Në çdo cikël zgjedhor, Teuta Arifi ka marrë me shumë vota sesa vota ka marrë Lista për këshilltarë. Njëjtë sikurse kandidati për Komunën e Likovës, Erkan Arifi, i cili mori më shumë vota sesa Lista për këshilltarë. Apo edhe shembulli i Strugës, ku kandidati ynë mori më shumë vota se Lista e këshilltarëve. Kjo tregon se kandidatët e përzgjedhur kanë arritur të joshin më shumë votuesin dhe të arrijnë fitore. Kështu është shprehur në emisionin “200” në Alsat-M, zëdhënësi i Shabit qendror të BDI-së, Arbër Ademi, i cili ka shtuar se mbështetja kaq e madhe e kandidatëve të BDI-së tregon për përzgjedhje cilësore të kandidatëve.

Ademi si shembull ka marrë edhe suksesin e kandidatit, njëherësh kryetar komunë në Gostivar, Nevzat Bejta.

“Nevzat Bejta është njëri nga kryetarët e rrallë që ka përmbush Programin parazgjedhor, madje ka tejkaluar edhe punët nga Programi. Deklaratat e LR-PDSH se z.Taravari është para z.Bejta, tregon për mungesë respekti ndaj votuesit, megjithëse më 29 tetor, do të shohim votën e sovranit. Edhe BESA mori rezultate të dobëta dhe ankesat janë në suaza të ngushëllimeve, sepse të dielën qytetarët e kuptuan të vërtetën e BESËS”, ka thënë Ademi