Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri ka shuar heshtjen, duke pranuar se është në lidhje.

Por ajo nuk ka dhënë shumë detaje rreth tij, pasi preferon ta mbajë larg botës së medias.

Ditë më parë, ajo ka postuar një fotografi në të cilën u shfaq pranë tij, por nuk ia zbuloi fytyrën. Kështu ka vepruar edhe tani.

Në Insta-Story ajo publikoi një foto, në të cilën u shfaq bashkë me vëllanë dhe të dashurin, kurse i vuri mbishkrimin fotografisë “Me dy të dashurit”.

Por, edhe pse shfaqej duke u përqafuar me atë, Adelina ka preferuar që ta fshehë fytyrën e tij me një emoji, duke e mbajtur fjalën që ka dhënë se jetën private dëshiron ta mbajë të tillë.