Shefi i shtabit zgjedhor të AAK-së, Blerim Kuçi tha se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe se nuk ka parregullsi, të cilat vlen të theksohen. Këto komente ai i bëri në konferencën e parë të kësaj partie. “Fushata gjatë këtyre 30 ditëve të fundit ka qenë e rregullt, e qetë dhe e dinjitetshme.

Dëshirojmë edhe sot po ashtu të jetë dhe kjo ditë e votimit, ditë e dinjitetshme, e rregullt që t’i mundësohet qytetarit që vullnetin e vet ta vendos në kutitë e votimit lirshëm. Ne sipas informatave të terrenit që kemi sot është një proces i rregullt. S’kemi parregullsi që duhen të theksohen. I ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit,  që ta mundësojnë që ky proces të jetë ashtu siç është dhe vullneti i qytetarëve”, tha Kuçi.