Valverde nuk ka dashur të flasë për mundësinë që Barcelona të mos garojë më në La Liga, pas shpalljes së Pavarësisë nga ana e Katalonisë.

Parlamenti i Katalonisë shpalli Pavarësinë nga Spanja me 70 vota për dhe 10 kundër. Kjo pritet të ketë një efekt të pashmangshëm edhe në sport.

Lidhur me këtë çështje është pyetur edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili i quan vetëm supozime mundësinë që Barça ta mos garojë më në La Liga.

“A mund të imagjinoni Ligën Spanjolle pa Barçën? Kjo nuk ka ndodhur dhe ne jemi duke folur vetëm për supozime. Realiteti është se ne kemi një ndeshje të shtunën në La Liga dhe do të përpiqemi që ta fitojmë atë dhe ti marrim tri pikë”, u përgjigj Valverde.