Adelina Tahiri ka pranuar se tash e sa muaj është në një lidhje dashurie.

Porse, këngëtarja simpatike edhe më tej vazhdon mos ta zbulojë identitetin e tij.

Megjithatë, lidhja e këngëtares duket se po bëhet më serioze dita-ditës. Për ‘dhëndrin’ simpati duket të ketë edhe vëllai i Adelinës, Edi.

Në InstaStory, ai ka publikuar një fotografi të përbashkët teksa shihen duke drekuar

Duket se treshës në fjalë u ka pëlqyer muhabeti, andaj edhe është bërë një paraqitje e tillë në rrjetet sociale