Që në fillim të karrierës ajo mori vëmendjen me stilin e saj. Është kjo këngëtarja e njohur Genta Ismajli, e cila përveç muzikës së saj u veçua edhe për kërcimin dhe energjinë që transmetonte te publiku.

Përveç këtyre karakteristikave, Genta njihet edhe për bukurinë e saj. Dhe siç duket këtë gjë e ka trashëguar nga nëna e saj. Në një imazh të publikuar në rrjetet sociale, Genta shihet së bashku me nënën e saj, e cila duket shumë e bukur.

Madje ato ngjajnë shumë me njëra-tjetrën.

Kujtojmë se këngëtarja Genta Ismajli tashmë është më pak aktive me projekte muzikore. Por për të gjithë fansat e saj Genta është shumë aktive në rrjetet sociale.