Demokracia në Veprim e ka nxjerrë fitues Gazmend Muhaxherin e LDK-së me 50.8 për qind. Këto të dhëna janë nxjerrë nga numërimi i 94 për qind e votave.

Bazuar në rezultatet preliminare, LDK-ja ka 50.8 për qind; AAK-ja 31.95; PDK-ja 9 dhe VV-ja 6 për qind.

Gazmend Muhaxheri në këtë mënyrë do të mbetet edhe për një mandat në krye të Pejës. Derisa Fatmir Gashi i AAK-së është i dyti.